Çfarë kërkuan shqiptarët për dosjen Epstein? Eksperti Nini jep detaje

8 Shkurt 2026 | 21:20

Eksperti i IT-së, Aldor Nini i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ka folur lidhur me dosjen Epstein. Nini ka zbuluar detaje lidhur me interesin e lartë të shqiptarëve për këtë dosje dhe se ku është fokusuar interesi i tyre për persona të veçantë.

Sipas tij, kërkimet kanë qenë të përgjithshme lidhur me dosjen ndërsa sa i përket kërkimit për Nënë Terezën janë bërë në gjuhën angleze. Ai theksoi se interesi është i shtuar në periudhën 31 janar dhe 1 shkurt kur u publikuan edhe dosjet.

“Po të shikojmë fjalët kyçe më të rëndësishme që kemi kërkuar ne nga Shqipëria kanë qenë Epstein Files, domethënë kanë qenë madje në anglisht, pastaj emri i Epstein Jeffrey i plotë i tij dhe dhe Epstein Fights PDF, pastaj vjen si fjalëkërkim pak më i rallë, kështu që në përgjithësi po ta shikosh edhe me shtetet e tjera, unë e krahasova domethënë edhe me Gjermaninë dhe me Amerikën, janë të njëjtat sekuenca që janë përdorur dhe te ne.

Normalisht, kjo gjë ka filluar me një 31 janar-1 shkurt sepse në atë moment edhe kanë dalë dosjet e reja që po përfliten tani në media. Kështu që është faktikisht një gjë normale që ne kemi pasur interesin, por jo më shumë ose dhe më pak sesa popujt e tjerë ose shtetet e tjera.

Madje faktikisht kjo bie në sy se nuk ka kërkuar dikush Nënë Tereza dhe Epstein dhe madje nuk i ka kërkuar me gjuhën shqipe Nënë Tereza, po është kërkuar vetëm Nënë Tereza, domethënë më shumë sesa zakonisht si mother Tereza, domethënë në gjuhën angleze.

Mund të kenë qenë edhe të huaj, ndoshta janë te ne në Shqipëri. I ka interesuar lidhja që mund të ketë pasur Nënë Tereza me pikërisht atë dosje”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”

Astronomët kanë zbuluar dy planetë gjigantë shumë të veçantë, të quajtur “super-puffs” të cilët kanë madhësinë e Jupiterit, por një dendësi tepër të ulët, duke...
20:51 | 25/06/2026

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026