Grevë tre-ditore në Spanjë, makinistët protestojnë për sigurinë në hekurudha

9 Shkurt 2026 | 09:45

Shoferët e trenave në Spanjë do të fillojnë një grevë tre-ditore mbarëkombëtare të hënën në shenjë proteste ndaj asaj që ata e quajnë mungesë garancish sigurie në sistemin hekurudhor të vendit.

Ky veprim vjen pas dy aksidenteve fatale hekurudhore në janar, në Adamuz, në rajonin jugor të vendit, ku humbën jetën 46 persona, dhe i dyti vetëm dy ditë më vonë pranë Barcelonës, ku vdiq një makinist treni dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Semaf, sindikata e makinistëve të trenave, po kërkon punësimin e më shumë stafit dhe rritjen e investimeve dhe mirëmbajtjes në atë që e ka përshkruar si “përkeqësim i vazhdueshëm i rrjetit hekurudhor”.

Pas dy përplasjeve, kontrollet e mëvonshme të sigurisë zbuluan gjithashtu defekte dhe probleme mirëmbajtjeje në një numër rrugësh.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të dëgjohet në parlament më vonë këtë javë në lidhje me dështimet në sistemin hekurudhor.

Një raport paraprak nga komisioni i hetimit të aksidenteve hekurudhore CIAF ka zbuluar se brazdat e gjetura në rrotat e trenit të dalë nga shinat dhe të tre trenave të mëparshëm sugjerojnë se një çarje në shinë ka ndodhur përpara se treni të kalojë mbi të.

Vetëm dy ditë më vonë në Katalonjë, një shofer praktikant u vra dhe të paktën 37 pasagjerë u plagosën kur një mur i shembur bëri që një tjetër tren lokal të dilte nga shinat.

Shuma e investimeve që merr rrjeti hekurudhor është vënë nën shqyrtim të veçantë. Qeveria e udhëhequr nga socialistët është përpjekur t’i hedhë poshtë këto pyetje, duke theksuar se 700 milionë euro janë investuar në përditësimin e linjës Madrid-Andaluzi vitet e fundit, me pjesën e binarit ku ndodhi aksidenti të përfshirë në atë rinovim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026