“Plumbi i Artë”, Henrik Hoxhaj rrëfen detaje nga atentati ndaj biznesmenit Masha
Në gjykimin për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”, dëshmitari Henrik Hoxhaj vazhdoi këtë të martë rrëfimin e tij duke zbardhur detaje mbi porositë për vrasje me pagesë ndërsa foli për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Lulzim Masha në Tiranë,
Sipas Hoxhajt, porosia për këtë atentat i ishte dhënë nga Nuredini, i cili e kishte komunikuar në Kosovë, konkretisht në Gjilan. Fillimisht, atentati ishte planifikuar për djalin e Lulzim Mashes, por pasi nuk u gjet, objektivi u ndryshua te vetë Masha.
“Porosia fillimisht ishte për djalin e Lulzim Mashes, por nuk e gjetëm. Nuredini më tha se vajza e Lulzim Mashes kishte qenë e fejuar me një nga vëllezërit Dizdari, dhe pas ndarjes, Mashat nuk kishin kthyer disa para ose prona që Dizdaret kishin kaluar në emër të tyre”, deklaroi Hoxhaj.
Ai shtoi se arma për ngjarjen iu sigurua nga personi i quajtur “Sakati”, ndërsa Hoxhaj tha se kishte bërë prova të armës dy ditë para atentatit. Megjithatë, në momentin e ngjarjes, arma dështoi.
Hoxhaj rrëfeu gjithashtu se gjatë ngjarjes dëgjonte çdo lëvizje përmes një radio-police dhe se Skerdi, bashkëpunëtori i tij, dështoi të ekzekutonte atentatin.
Për ngjarjen, sipas dëshmisë, pagesa e planifikuar ishte 150 mijë euro për djalin dhe 100 mijë euro për të atin, Lulzim Masha.
Henrik Hoxhaj: “Pas ngjarjes komunikova në telefon me Nuredinin. Unë u ndjeva pak në siklet, por s’tha gjë që nuk u ekzekutua objektivi. Me Nuredinin kemi folur për çështjen e “Otit”. Herën e dytë e kam pritur në Kukës, shkova me një BMW me qira. Dërgoja dikë që të merrte makinën me qira. Takuam në Kukës dhe vajtëm në Fier, shkuam te shtëpia e Altin Kules, një shoku im, nuk jetonte njeri, ishte bosh. I thashë atij më duhen çelësat dhe kaq. Nuredini ishte në kërkim asokohe. Otin Kilen e njihja më përpara. Ne do merrnim masat për ta ekzekutuar, pastaj qëlloi që ai ra në burg për punën e motorit dhe u la ai muhabet. Nuredini kishte informacion se Oti strehonte Talo Çelën. Unë e kam parë disa herë te biznesi i tij, shiste makina në Elbasan, diku në Bradashesh. Skerdi Tasen nuk e përfshimë fare. Nuredini më kërkoi të mos i tregoja Skerdit vendndodhjen e tij sepse ishte në kërkim. Unë shkova te biznesi i Otit, nuk e pashë aty dhe ika. Kur nuk po e gjenim dot, u kthyem në Fier me Nuredinin. Unë pata një Benz, e mora me qira në Fier. Nuredini pati një BMW X5, e pata marrë unë në Kamëz në Tiranë. E mora te Aleksandër Baho “Sakati”. Makinën e mora me Skerdin. Skerdi rastisi, nuk e mora kastile. Unë nuk pata armë, armët ishin te “makina e punës”, aty duheshin armët. Armët i pati provuar Nuredini, bëmë qitje andej urës së Semanit. Unë nuk kam pasur lidhje me njeri në Elbasan. Unë isha në Elbasan ditën që u arrestuam, ndërsa Nuredini ishte në Peqin, po më priste mua. Sa kaloj unë në Cërrik, më ndaluan disa punonjës policie në Cërrik. I dhashë 20 mijë lekë dhe më lanë të ikja. Pastaj më shkruan Nuredini, më thotë: “O kusho, hajde se më vranë”. Shkova atje, e mora Nuredinin, “Liliputin” e ngrita dhe e hipa mbrapa te makina ime. Mora dhe dy armët. Më tha më ço në Durrës. Nuk e çoja dot dhe e mora në Fier. E çova te shtëpia ku rrinte ai. Mora në telefon një të njohurin tim, Bledin. I thashë më duhen dy doktorë. I tregova armën dhe i thashë do vini se s’bën te shtëpia. E pashë Nuredinin, i ishte nxirë buza. Më thanë do i ketë vajtur plumbi në stomak. Në sallë nuk e fusim dot, i detyrova ta zgjidhnin aty, ta shpëtonin atë palaço. Pastaj erdhi policia aty, nuk e di se si. Unë Nuredinin e kam mbajtur edhe mes Tiranës. Pastaj Nuredini na shiti të gjithëve. Ne kemi vrarë 100 si puna e Nuredinit. Kur e pyeta Nuredinin për ngjarjen, më tha: mua ishin 4 veta, 3 me maska, shoferi pa maskë ishte Talo Çela. Unë nuk e besova, por kështu më tha”.
Atentati ndodhi në Tiranë, në një datë të saktësuar gjatë procesit “Plumbi i Artë”, i cili po shqyrton rrjetin e porosive për vrasje me pagesë dhe ngjarjet kriminale të lidhura me to.
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta