GJKKO dënon me mbi 12 vite burg Gëzim Bakallin dhe me 8 vite Erjon Locin

10 Shkurt 2026 | 16:29

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë këtë të martë vendimin përfundimtar për kwtw çwshtje penale, në ngarkim të të pandehurve Gëzim Bakalli (alias Shkëmbim Cërmanji) dhe Erjon Loci.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes, e cila u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 11, datë 10.02.2026, deklaroi fajtor Gëzim Bakallin për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit, si dhe për disa vepra të falsifikimit të dokumenteve.

Në bazë të bashkimit të dënimeve, Gjykata e dënoi fillimisht me 19 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 12 vite e 8 muaj burgim, dënim që do të vuhet në një institucion të vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë.

Fajtor u shpall edhe Erjon Loci për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes. Ai u dënua fillimisht me 12 vite burgim, që pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 8 vite burgim, dënim që do të vuhet në burg të sigurisë së lartë dhe që llogaritet nga dita e arrestimit.

Gjykata vendosi gjithashtu që një pjesë e provave materiale të sekuestruara të mbeten në fashikullin e një procedimi të ndarë, ndërsa dokumentet e rezultuara të falsifikuara të asgjësohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026