Vodhi 530 mijë euro çanta në shtëpinë e prezantueses holandeze, dënohet “skifteri” shqiptar

10 Shkurt 2026 | 16:50

Prezantuesja dhe modelja holandeze Sylvie Meis, e cila jeton në Gjermani, ishte e pranishme në seancën gjyqësore për vjedhjen e ndodhur në banesën e saj luksoze në Hamburg, gjatë verës së vitit 2023, në kohën kur ajo ndodhej me pushime në Ibiza.

Sipas hetimeve të Policisë së Hamburgut, në vjedhje u përfshi një grup autorësh nga Shqipëria, ndërsa një prej tyre, shtetas shqiptar, u arrestua dhe u nxor para gjykatës. Autorët hynë me forcë në apartamentin e saj në katin e pestë të godinës, duke vjedhur 22 çanta luksoze me vlerë rreth 530 mijë euro.

Sylvie Meis mori pjesë në seancë dhe ushtroi të drejtën e fjalës, duke folur për pasojat psikologjike të ngjarjes. Ajo deklaroi se, pavarësisht dëmshpërblimit nga siguracioni, vazhdon të përjetojë frikë, ankth dhe sulme paniku.

Autori i arrestuar, 42-vjeçari Ermal M., u dënua me katër vite burg. Ai kërkoi falje në gjykatë, duke pretenduar se kishte rol dytësor në vjedhje. Prezantuesja theksoi se ngjarja ka ndikuar edhe tek djali i saj 19-vjeçar.

Pas përfundimit të procesit gjyqësor, Sylvie Meis po përpiqet të rikthehet në jetën e përditshme, megjithëse vijon të përballet me pasoja emocionale nga ngjarja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7

Zvicra do të vendosë rreth 4,000 trupa brenda territorit të saj për të përforcuar sigurinë ndërsa liderët botërorë mblidhen për samitin e G7 në Francën...
18:21 | 04/06/2026