Kundërshtoi me dhunë punonjësin e policisë, arrestohet 40-vjeçari në Kukës! Kishte parkuar gabim

11 Shkurt 2026 | 15:16

Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kukës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi të martën ai ka kundërshtuar me dhunë një efektiv te policisë. Policia bën me dije se polici i ka kërkuar 40-vjeçarit dokumentet e mjetit të cilin e kishte parkuar gabim.

“DVP Kukës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Oficerin e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Kukësit, arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 40 vjeç, banues në Kukës, pasi dje, në rrugën “1 Qershori”, në qytetin e Kukësit, ka kundërshtuar me dhunë, punonjësin e Policisë në shërbim, shtetasin G. S., i cili i ka kërkuar 40-vjeçarit, dokumentacionin e automjetit që e kishte parkuar gabim.  Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. G., 69 vjeçe, pasi në aksin rrugor “Bajram Curri-Qafë Morinë”, automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026