Shefi i INEOS: Mbretëria e Bashkuar është kolonizuar nga emigrantët, po kushton shumë para
Themeluesi i grupit kimik INEOS dhe bashkëpronari i Manchester United, Jim Ratcliffe ka deklaruar se Britania është “kolonizuar” nga emigrantët, të cilët sipas tij po shterojnë burimet shtetit. Ratcliffe paralajmëroi se Britania përballet me sfida të thella politike, sociale dhe ekonomike për shkak të emigracionit në rritje në vitet e fundit.
“Nuk mund të kesh një ekonomi me nëntë milionë njerëz që marrin ndihma sociale dhe me një numër të madh emigrantësh që vijnë. Dua të them, Mbretëria e Bashkuar është kolonizuar. Po kushton shumë para”, tha ai tha për Sky News.
Ratcliffe gjithashtu shtoi se kryeministri britanik mund të mos jetë njeriu i duhur për këtë post të lartë pasi sipas tij Starmer është një njeri i sjellshëm.
“Nuk e di nëse është vetëm aparati që nuk e ka lejuar Keir ta bëjë këtë, apo ndoshta është shumë i sjellshëm – dua të them, Keir është një njeri i sjellshëm. Më pëlqen, por është një punë e vështirë dhe mendoj se duhet të bësh disa gjëra të vështira me Mbretërinë e Bashkuar për ta rikthyer atë në rrugën e duhur, sepse për momentin nuk mendoj se ekonomia është në një gjendje të mirë”, shtoi ai.
Ai shtoi se së fundmi ishte takuar me Nigel Farage, udhëheqësin e Reformës dhe sipas tij ai ka qëllime të mira.
“Mendoj se Nigel është një njeri inteligjent dhe mendoj se ka qëllime të mira. Por në një farë mënyre, mund të thuash të njëjtën gjë edhe për Keir Starmer. Mendoj se duhet dikush që është i përgatitur të jetë jopopullor për një periudhë kohore për të zgjidhur çështjet e mëdha”, theksoi ndër të tjera ai.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur