Kanada: 8 viktima dhe 25 të plagosur, 18-vjeçarja transgjinore vrau më parë nënën dhe vëllanë 11-vjeç
Autoritetet kanadeze kanë identifikuar autorin e masakrës së ndodhur dje në një shkollë, ku humbën jetën tetë persona dhe u plagosën 25 të tjerë.
Bëhet fjalë për 18-vjeçaren Jesse Van Rootselaar, e cila sipas mediave vendase kishte lindur si djalë, por 6 vite më parë, kur ishte vetëm 12 vjeç, kishte nisur periudhën e transformimit pasi ndjehej femër.
Autorja u gjet pa jetë në vendngjarje, ndërsa dyshohet se ka vrarë veten.
Para masakrës, Jesse i kishte marrë jetën edhe nënës së tij dhe vëllait 11 vjeç, trupat e pa jetë të të cilëve u gjetën në një banesë pranë vendngjarjes.
Viktimat në shkollë ishin një mësuese 39-vjeçare, tre nxënëse femra, të gjitha 12 vjeç, dhe dy nxënës meshkuj, njëri 12 vjeç dhe tjetri 13 vjeç.
Autoritetet nuk besojnë se ka të dyshuar të tjerë të përfshirë në të shtënat.
Policia tha se Van Rootselaar e kishte braktisur shkollën e mesme Tumbler Ridge katër vjet më parë.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”