Sot seanca plenare, interpelancë me Ministren e Arsimit për sigurinë në shkolla, projektligjet që do të shqyrtohen

12 Shkurt 2026 | 10:05

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë këtë të enjte, më 12 shkurt 2026, seancën e radhës plenare, duke filluar nga ora 10:00. Në rendin e ditës janë parashikuar disa projektligje dhe projektvendime për votim, si dhe interpelanca dhe seanca pyetje-përgjigje me ministra të ndryshëm.

Mes projektligjeve që do të shqyrtohen janë ndryshime në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, në ligjin për akcizat, si dhe ligji për Trashëgiminë Kulturore dhe Muze. Po ashtu, Kuvendi do të diskutojë projektligjin për shërbimin e jashtëm dhe projektvendime për strukturën dhe pagat e personelit me kohë të pjesshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme parlamentare.

Në kuadër të seancës janë planifikuar dy interpelanca me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Deputetja Erisa Xhixho kërkon sqarime për sigurinë në shkolla, ndërsa deputeti Erald Kapri kërkon informacion mbi masat kundër dhunës në institucione arsimore.

Gjithashtu, deputeti i PS, Erion Braçe, ka kërkuar një seancë pyetje-përgjigje me Ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, për të sqaruar mosfunksionimin sipas tij të Qendrës Shëndetësore në rrugën “Irfan Tomini”.

Rendi i ditës i seancës plenare:

  1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 27.1.2026 dhe 3.2.2026
  2. Njoftime
  3. Interpelancë me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho
  4. Interpelancë me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Erald Kapri
  5. Seancë pyetje-përgjigje me Ministren e Shëndetësisë, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe
  6. Projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”
  7. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
  8. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
  9. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”
  10. Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”
  11. Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar
  12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026