Zhdukja e Jan Prengës, Festim Bexhdili kërkon prishjen e vendimit për burg përjetë

12 Shkurt 2026 | 09:44

Festim Bexhdili i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë me rekurs ku kërkon të prishet vendimi i Apelit të Posaçëm i datës 25 korrik 2025 për dënimin e tij me burg përjetë në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Ilir Panda është caktuar relator i çështjes nga shorti elektronik që është hedhur në shkallën e tretë të gjyqësorit, i cili pritet të caktojë datën e shqyrtimit të rekursit.

Festim Bexhdili u gjet fajtor për kryerjen e veprave penale  “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kur është shkaktuar vdekja, në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026