Me pranga në duar, momentet kur 58-vjeçari që tentoi të grabiste bankën shoqërohet nga policia

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
12 Shkurt 2026 | 13:15

Euronews ka siguruar foton e 58-vjeçarit Bardhyl Fusha në makinën e policisë, teksa shfaqet me pranga në duar dhe po shoqërohet në komisariat, pasi u kap në momentet kur tentoi të grabiste një bankë në Tiranë.

Sipas informacioneve, Fusha u fut në ambientet e bankës me një armë automatike kallashnikov. Brenda çantës ku mbante armën, ai futi edhe disa para që arriti të merrte nga arka e bankës. Pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ishin dy efektivë të patrullës “Shqiponja” që e neutralizuan para se të largohej.

Policia e Tiranës doli me një deklaratë zyrtare, ku sqaroi rrethanat e tentativës për grabitje në një bankë në Rrugën e Kavajës.

Sipas njoftimit, rreth orës 11:15, shtetasi Bardhyl Fusha, 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e bankës me qëllim vjedhjen. Gjatë qëndrimit brenda, ai ka qëlluar me armë zjarri në dysheme, duke shkaktuar panik te punonjësit dhe klientët.

Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit, duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar teksa tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. 58-vjeçari u shoqërua në Komisariat, ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia njofton se, pas përfundimit të veprimeve hetimore, do të japë informacion më të plotë për rastin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026