Formimi i qeverisë së re, Hargreaves: Anglia pret angazhim nga Kosova në dialogun e BE-së
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves përmes një postimi ka reaguar lidhur me votimin e qeverisë së re të mërkurën në Kuvend. Hargreaves ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e ri qeveritar për mandatin e ri dhe marrjen e detyrës.
Ai shkruan se pret bashkëpunim me qeverinë, ndërsa shtoi se vendi i tij është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në reforma e forcim të institucioneve demokratike.
“Unë i shpreh urimet e mia më të përzemërta Qeverisë së re të Kosovës. Pres me kënaqësi të bashkëpunoj ngushtë me Kryeministrin Albin Kurti dhe ekipin e tij të ri të ministrave në muajt në vijim.
Një Kuvend dhe Qeveri funksionale janë thelbësore që Kosova të bëjë përparim në çështjet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët e saj. Mbretëria e Bashkuar qëndron e gatshme ta mbështesë Kosovën teksa ajo avancon me reformat, forcon institucionet demokratike dhe vepron në interes të të gjitha komuniteteve”, shkruan ai.
Hargreaves tha se Mbretëria e Bashkuar pret që Kosova të angazhohet në dialogun e BE-së dhe në stabilitetin rajonal.
“Ne gjithashtu presim me padurim angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si dhe nxitjen e stabilitetit, prosperitetit dhe bashkëpunimit rajonal. Ky është një moment mundësie dhe Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i besueshëm ndërsa Kosova punon për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme”, thekson ai.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve