Republikanët ‘tradhtojnë’ Trump, bllokohen tarifat ndaj Kanadasë. Presidenti i kërcënon: Do ta paguani
Një tjetër sinjal shqetësues për Donald Trump, në pritje të zgjedhjeve të mesmandatit në nëntorin e ardhshëm. Këtë herë, përplasja vjen nga Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, e cila ka sfiduar hapur presidentin: gjashtë deputetë republikanë iu bashkuan demokratëve dhe miratuan bllokimin e tarifave (taksave doganore) ndaj Kanadasë.
Votat në favor të ndalimit të tarifave të reja ishin 219, ndërsa 211 votuan kundër.
Kjo është një goditje e fortë për presidentin, pasi shumica e tij u mund në votim. Kjo tregon se mbështetja ndaj Trump po dobësohet jo vetëm tek votuesit, por edhe brenda vetë Partisë Republikane.
Deputetët po reflektojnë pakënaqësinë e elektoratit, e cila është treguar edhe nga disa sondazhe, si Gallup, “approval tracker” i revistës Economist, Reuters/Ipsos dhe Real Clear Politics. Të gjitha këto tregojnë një rënie, pak a shumë të theksuar, të mbështetjes për punën e Shtëpisë së Bardhë.
Menjëherë pas votimit, Trump deklaroi se deputetët republikanë që kundërshtojnë politikat e tij për tarifat “do të përballen me pasoja në zgjedhje”, edhe tek “primaret”.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania