Vjedhje, dhunë dhe kanosje, ndalohet 28-vjeçari në kërkim, kishte thyer “arrestin në shtëpi”

13 Shkurt 2026 | 09:00

Policia e Tiranës, pas kallëzimit të një shtetasi se për shkak të detyrës mjek, ishte dhunuar në rrugë, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i kontrolleve, është ndaluar shtetasi me iniciale E. H., 28 vjeç i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu nga hetimet, rezultoi se 28-vjeçari, më datë 01.02.2026, ka kanosur edhe një shtetas me iniciale D. D., në banesën e këtij të fundit.

Më tej, dyshohet se ky person më datë 08.02.2026, ka vjedhur në një banesë në Yzberisht, ndërsa më datë 10.02.2026, ka vjedhur në 2 kompani në rrugën e fshatit Prush.

Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e të gjitha veprimtarive kriminale në të cilat mund të jetë përfshirë shtetasi E. H.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026