Humbi jetën pasi ra nga skela, arrestohen 2 persona, shkelën rregullat e mbrojtjes në punë
Pas aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Berat, ku humbi jetën një 50-vjeçar, i cili ra nga skela e punimeve, këtë të premte janë arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
Sipas raportimeve nga policia, janë arrestuar shtetasit E. Z., 40 vjeç dhe L. T., 43 vjeç, të cilët kishin nënkontraktuar shtetasin P. M. për rikonstruktimin e një banese në lagjen “Uznovë”.
“Në vijim të informacionit të dhënë mesditën e djeshme, për shtetasin P. M. që humbi jetën dyshohet si pasojë e rënies aksidentale, nga skela, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasit E. Z., 40 vjeç dhe L. T., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Nga verifikimet rezultoi se të arrestuarit kishin nënkontraktuar shtetasin P. M., për rikonstruktimin e një banese në lagjen “Uznovë”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet