Drejtoria e Tatimeve: Si të aplikoni për kompensimin e tatimit të mbipaguar
13 Shkurt 2026 |
17:38
Drejtoria e Tatimeve njofton se nga deklarimi i të ardhurave në sistemin tatimor, mund të përfitojnë kompensim edhe individët që nuk kanë fëmijë. Përfitues janë deklaruesit që rezultojnë me tatim të mbipaguar.
Pas plotësimit të deklarimit të të ardhurave (DIVA), çdo individ me tatim të mbipaguar ka të drejtë të ndjekë hapat e mëtejshëm për të marrë kompensimin përkatës. Aplikimi kryhet përmes llogarisë e-Filing.
Udhëzimet për aplikim:
- Hyni në “e-Filing Im” dhe klikoni mbi rubrikën “Profili im”.
- Në modulin “Detajet e Bankës”, plotësoni formularin me të dhënat e kërkuara.
- Për të krijuar çështje si kërkesë për rimbursim, zgjidhni modulin “Çështjet e mia”.
- Në modulin “Lloji i Çështjes”, zgjidhni opsionin “Pyetje të Përgjithshme” për të krijuar një çështje të re.
- Pas krijimit të çështjes së re, do të shfaqet një format i bardhë ku duhet të plotësohet kërkesa për rimbursim të tatimit të mbipaguar.
Drejtoria e Tatimeve thekson se procesi është i thjeshtë dhe mund të përfitojnë të gjithë deklaruesit që kanë tatim të mbipaguar, pavarësisht nëse kanë ose jo fëmijë.
Lajme të Sugjeruara
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
Prishja e armëpushimit SHBA-Iran ka rikthyer rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa efektet kanë nisur të ndihen edhe në tregun vendas. Në...
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:23 Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
- 10:16 Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje