Rubio në Mynih: Çështjet mes Rusisë dhe Ukrainës janë ngushtuar, SHBA po përpiqet…

14 Shkurt 2026 | 10:08

Udhëheqësit botërorë janë mbledhur për ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku në qendër të diskutimeve janë lufta në Ukrainë dhe e ardhmja e marrëdhënieve transatlantike.

Gjatë një seance pyetje-përgjigje, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ndal te zhvillimet rreth konfliktit në Ukrainë. Ai nuk kishte marrë pjesë një ditë më parë në një takim joformal për konfliktin, ku ishin të pranishëm disa liderë evropianë.

Rubio deklaroi se çështjet mes Rusisë dhe Ukrainës janë “ngushtuar”, por theksoi se mbeten ende “pyetje shumë të vështira për t’u përgjigjur”. Ai kundërshtoi pretendimet se Moska nuk është e interesuar për negociata.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj Rusisë për ta çuar procesin përpara. Rubio theksoi se SHBA-të kanë “bërë përparim” në përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026