Ministri i Mbrojtjes i Holandës: Avionët F-35 kanë gjasë të kenë teknologji të pavarur
Ministri i Mbrojtjes i Holandës, Gijs Tuinman, ka lënë të kuptohet se avionët luftarakë F-35 mund të operohen me softuer të pavarur, pa kontrollin ekskluziv të Shteteve të Bashkuara.
Tuinman përdori një metaforë befasuese për të ilustruar këtë mundësi duke thënë se avionët mund të “jailbreak-ohen”, term i njohur nga përdoruesit e pajisjeve elektronike për të anashkaluar kufizimet e softuerit origjinal.
I pyetur nëse Europa mund të ndërmarrë modifikime të tilla pa miratimin e SHBA-s, ministri përgjigjej:
“Nuk është kjo çështja… do të shohim nëse amerikanët do të tregojnë ngjyrat e tyre të vërteta.”
Më tej ai shtoi:
“Do të them diçka që nuk duhet ta them kurrë, por do ta them gjithsesi. Ashtu si iPhone-i juaj, mund ta ‘jailbreak-oni’ një F-35. Nuk do të them më shumë për këtë.”
Komentet e Tuinman reflektojnë shqetësimet dhe debatet në rritje brenda aleancës së NATO-s mbi kontrollin e teknologjisë së avancuar ushtarake dhe pavarësinë strategjike të Evropës, veçanërisht në kontekstin e tensioneve me Rusinë.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet