Rubio: Evropa nuk është vasale e jona, SHBA nuk largohet nga NATO
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zbutur tonet me Bashkimin Europian.
Teksa ka nisur një tur europian, ndalesën e parë Rubio e bëri në Bratislavë ku, në konferencën e dhënë së bashku me kryeministrin sllovak, Robert Fico, tha se SHBA nuk dëshiron që Europa të jetë e varur nga Shtetet e Bashkuara.
“Ne nuk po i kërkojmë Europës të jetë vasal i Shteteve të Bashkuara. Ne duam të jemi partneri juaj. Sa më të fortë të jeni, si në baza individuale në aspektin e vendeve, ashtu edhe kolektivisht si aleancë, sa më të fortë të jenë anëtarët e NATO-s, aq më e fortë është NATO”, tha Rubio.
Njëherësh, Rubio garantoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta braktisin NATO-n. Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë t’ua lëshojnë dy poste kryesore komanduese të NATO-s përfaqësuesve evropianë: selinë në Napoli të Italisë dhe atë në Norfolk të Virxhinias, SHBA.
Ditën e hënë, sekretari Rubio do të takohet me kryeministrin Viktor Orban, një aleat i afërt i presidentit Donald Trump.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania