Pezullimi i ministrave, Edi Rama dorëzon sot nismën ligjore! Mblidhet grupi parlamentar i PS-së, ja ndryshimet që priten

16 Shkurt 2026 | 07:49

Edi Rama mbledh këtë të hënë në orën 09:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste, në një takim ku pritet të prezantojë një paketë ndryshimesh në Kodin e Procedurës Penale. Burime nga selia rozë bëjnë me dije se nisma synon kufizimin e kompetencës së gjykatave për pezullimin nga detyra të funksionarëve të lartë kushtetues.

Drafti mban firmën e kryeministrit Rama, të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe të kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja. Pas diskutimit në grup, ndryshimet pritet të depozitohen zyrtarisht në Kuvend.

Ndërhyrja prek nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, i cili aktualisht parashikon se masa e pezullimit nga detyra nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral. Me formulimin e ri, përjashtimi do të zgjerohet duke përfshirë edhe Presidentin e Republikës, Kryeministrin, anëtarët e Këshillit të Ministrave, Avokatin e Popullit, Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Çfarë parashikon neni 242 aktualisht?
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.

Çfarë ndryshon me propozimin e ri?
Formulimi mbetet i njëjtë në thelb, por përjashtimi zgjerohet duke specifikuar se masa nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, përfshi Presidentin e Republikës, Kryeministrin, anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026