Humbi jetën gjatë riparimit të makinës, arrestohet pronari i servisit për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë

16 Shkurt 2026 | 11:40

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Dardhë, ku gjatë riparimit të automjetit të tij në servis, humbi jetën Leonard Duka, 23-vjeç, këtë të hënë është vënë në pranga pronari i subjektit.

Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë shtetasi I. P., 40 vjeç, i cili dyshohet se e kishte punësuar 23-vjeçarin dhe nuk i kishte siguruar mjetet e duhura të mbrojtjes në punë.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në servisin e shtetasit I. P., në fshatin Dardhë, ku humbi jetën gjatë riparimit të automjetit të tij, shtetasi L. D., 23 vjeç, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë shtetasi I. P., 40 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”. 

Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. P. kishte punësuar në mënyrë të paligjshme në subjektin e tij, shtetasit J. P. (vëllai i tij) dhe M. Q”, thuhet në njoftimim e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026