Euro në rënie 30% në 10 vjet, turizmi dhe remitancat ndikojnë në forcimin e lekut

16 Shkurt 2026 | 16:07

Nga viti 2015 e deri më sot, euro ka humbur rreth 30% të vlerës së saj në raport me lekun ndërsa në këtë ecuri kanë ndikuar në mënyrë të ndjeshme remitancat dhe flukset turistike.

Një analizë e bërë nga qendra ALTAX për ecurinë e kursit të këmbimit gjatë periudhës 2015–2025 tregon se marrëdhënia midis lekut dhe faktorëve makroekonomikë nuk ka qenë e njëtrajtshme në kohë dhe as simetrike në intensitet.

Në fillim të kësaj periudhe, 1 euro këmbehej me 140 lekë, ndërsa në dhjetor 2025 vlerësohej 97 lekë, ose 43 lekë më pak.

Sipas analizës, kursi nuk ka reaguar njësoj në të gjitha situatat ekonomike, por ka shfaqur sjellje të ndryshme në varësi të fazës së ciklit ekonomik, nivelit të presionit në treg dhe strukturës së flukseve valutore. Në këtë kuptim, lëvizjet e lekut nuk mund të interpretohen si rezultat i një mekanizmi të thjeshtë monetar, por si produkt i një strukture ekonomike të karakterizuar nga asimetri, euroizim, sezonalitet i theksuar dhe ndërhyrje selektive institucionale.

Një nga gjetjet më të qëndrueshme është se lekut i ka munguar një mekanizëm i qartë vetërregullues, ndërsa flukset valutore nga turizmi dhe hyrjet e parave nga burime të ndryshme kanë luajtur rol kyç.

Gjatë viteve të fundit, rritja e ndjeshme e numrit të turistëve dhe dërgesave nga emigrantët ka krijuar tepricë të euros në treg, e cila nuk është neutralizuar plotësisht nga kërkesa për importe apo investime. Kjo ka prodhuar një presion të vazhdueshëm drejt forcimit të lekut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026