Kanosi me armë 38-vjeçarin pas një konflikti, arrestohe 45-vjeçari në Durrës
Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Policia njofton se arrestimi i tij ka ardhur pasi të hënën ai ka kanosur me armë një 38-vjeçar pas një konflikti në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit”.
Policia ka sekuestruar mjetin e të arrestuarit ndërsa brenda mjetit gjetën bërthamën e predhës së një fisheku luftarak. Gjithashtu po punohet për gjetjen e armës së zjarrit, të cilën autori e ka fshehur pas ngjarjes.
”Durrës/ Kanosi me armë zjarri, një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 45-vjeçari. Sekuestrohen automjeti i 45-vjeçarit dhe bërthama e predhës së një fisheku luftarak, që u gjet në këtë automjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimit nga një 38-vjeçar, për një shtetas që e kishte kanosur me armë zjarri, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-E. K., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj. Ky shtetas dyshohet se më datë 16.02.2026, në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit”, është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasin E. D., 38 vjeç, dhe e ka kanosur atë, me armë zjarri të dyshuar automatik.
Gjatë veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë gjetur në automjetin e 45-vjeçarit, bërthamën e predhës së një fisheku luftarak. Vijojnë hetimet për gjetjen e armës së zjarrit, të cilën autori e ka fshehur pas ngjarjes, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet