Humbje surprizë për Barcelonën, Real Madrid merr kreun e La Ligës

17 Shkurt 2026 | 15:30

Barcelona ka pësuar humbjen e katërt në La Liga, një disfatë që i ka kushtuar kreun e klasifikimit. Tashmë në vendin e parë renditet Real Madrid, me dy pikë më shumë. Ndeshja e së hënës u mbyll 2-1 në favor të Girona FC.

Katalanasit nuk ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë dhe u ndëshkuan nga një Girona e vendosur, që nuk e lejoi kundërshtarin të zhvillonte lojën e zakonshme.

Në 45 minutat e para, miqtë u shfaqën më kërkues dhe krijuan disa raste të mira shënimi. Më i pastri erdhi në shtesë, kur Lamine Yamal gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fraksionin e dytë, Pau Cubarsí kaloi Barcelonën në avantazh, duke dhënë përshtypjen se miqtë do ta administronin rezultatin. Megjithatë, reagimi i Gironës ishte i menjëhershëm. Fillimisht barazoi Lemar në minutën e 61-të, ndërsa në fundin e takimit Beltran realizoi golin e përmbysjes për vendasit.

Pjesa e dytë ishte më e luftuar dhe me ritëm të lartë, me Gironën që u tregua më konkrete në momentet vendimtare, duke siguruar tri pikë të arta.

Barcelona regjistron kështu humbjen e katërt në 24 javë kampionat dhe renditet në vendin e dytë me 58 pikë, dy më pak se kryesuesit e rinj, Real Madrid.

Standings provided by Sofascore
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026