Platforma “Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirinë tonë” në Presidencë

17 Shkurt 2026 | 20:30

Në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka realizuar një aktivitet simbolik në kryeqytet, duke projektuar në objektin e Presidencës së Kosovës imazhin me sloganin: “Dita e Pavarësisë – Ende duke mbrojtur lirinë tonë”.

Imazhi paraqet figurat e krerëve të UÇK-së, ndërsa mesazhi thekson se mbrojtja e lirisë vazhdon edhe sot, 26 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

“Sot festojmë Pavarësinë, por njëkohësisht kujtojmë se liria jonë po mbrohet sërish. 26 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas pavarësisë, çlirimtarët tanë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me drejtësinë në Hagë. Ne besojmë në drejtësi, por kërkojmë që ajo të jetë e paanshme dhe e drejtë”, ka thënë Ismail Tasholli.

“Ende duke mbrojtur lirinë tonë” simbolizon bindjen se lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe se mbrojtja e dinjitetit të saj është obligim qytetar dhe kombëtar.

Po ashtu, sot në Prishtinë u organizua marshi më i madh në historinë e Kosovës së lirë, “Drejtësi, jo politikë”, ku mbi 130 mijë qytetarë mbushën sheshet e kryeqytetit, duke dërguar një mesazh të qartë për drejtësi të paanshme dhe mbrojtje të dinjitetit të luftës çlirimtare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026