Kreu i KMSH uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet

18 Shkurt 2026 | 13:06

Kryetari i Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Spahiu shprehu urimet e tij, duke lutur Zotin që Ramazani të sjellë paqe, begati dhe mirësi për çdo familje shqiptare dhe për mbarë shoqërinë.

“Nesër nisim agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Kam kënaqësinë t’ju drejtohem me urimet më të përzemërta, duke lutur Zotin e Madhëruar që ky muaj i bekuar të sjellë paqe, begati dhe mirësi për secilin prej jush, për familjet tuaja dhe për mbarë shoqërinë tonë.

Ramazani është një nga dhuntitë më të mëdha shpirtërore që Allahu i Madhëruar ia ka dhënë njerëzimit. Ai është muaji i agjërimit, i Kuranit, i mëshirës dhe i faljes. Në Librin e Tij të Shenjtë, Allahu thotë:

“Muaji i Ramazanit është ai në të cilin u shpall Kurani, si udhëzim për njerëzit dhe si sqarim i qartë i udhëzimit dhe dallimit. Ky ajet na kujton se Ramazani është kohë reflektimi dhe orientimi, kohë për t’u kthyer te vlerat themelore të besimit, drejtësisë dhe përgjegjësisë morale”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person...
20:46 | 28/06/2026

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026