Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH: Kufizim i qarkullimit deri më 20 shkurt
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se për shkak të punimeve për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë do të ketë kufizim të qarkullimit në këtë aks deri më 20 shkurt.
Përmes një njoftimi të postuar në faqen zyrtare në Facebook ARRSH sqaron se bëhet fjalë për zonën e Mirakës ku kanë filluar punimet e shtrimit me binder me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mjeteve që kalojnë në këtë aks.
“Në zbatim të punimeve të kontratës “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë, Faza II”, në zonën e Mirakës kanë filluar punimet e shtrimit me binder me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mjeteve që kalojnë në këtë aks. Punimet do të zgjasin deri më datë 20 shkurt. Ju njoftojmë se në këtë segment, gjatë kryerjes së punimeve, qarkullimi i mjeteve do të kryhet me një sens lëvizjeje. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve si dhe të banorëve të zonës”, sqaron ARRSH.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur