Çmimi i ulët kërcënon prodhimin, fermerët në Elbasan nuk mbulojnë kostot

18 Shkurt 2026 | 20:19

Fermerët e Jagodinës, që njihet edhe si zona më të pasur bujqësore e Elbasanit, paralajmërojnë për një situatë të vështirë për prodhimin e lakrës së Brukselit. Edhe pse kultura është e certifikuar dhe e gjithë prodhimi shkon për eksport, çmimi i këtij viti mbetet shumë i ulët dhe nuk përballon kostot e prodhimit.

“Kemi çmimet përtokë, çdo gjë është zero, po s’më dha kjo dorë mua, unë s’kam çfarë mbjell më me dorën tjetër. Çdo gjë është shtrenjtë, që te fidani, te plastmasi. Nuk e kanë fajin këto, e ka fajin shteti sepse duhet të vërë dorë. Çmimi sot duhet të ishte 50 lekë më i lartë minimumi te fermeri. Ndoshta është te pika, por këtu janë 20 lekë. Fermeri është i fundit, e kanë rraskapitur nga tre-katër çanta, unë nuk di në jetë të mbaj një çantë me lekë”, tha fermeri Pandeli Hysa.

Fermeri tregon se situata është dramatike edhe për shkak të marrëveshjeve me grumbulluesit dhe kostove të transportit.

“Unë kam 19 dynym lakër me çertifikatë, jo fjalë rreme, ja ku i ke live. Nuk më bën zemra t’i spërkas, t’i bëj asilloj gjëje, se është shumë çmim i ulët. Vijnë grumbulluesit, i marrin, i dërgojnë nëpër pika. Janë dy-tre pika që punojnë këtu dhe na del shumë çmim i ulët. Me shku deri atje është shumë lart, po këtu te ne 20 lekë merret, sot për sot është zero”, shtoi Hysa.

Sipërfaqja e kultivuar me lakër Brukseli në këtë zonë shkon mbi 70 hektarë, ndërsa çdo vit grumbullohen rreth 3 mijë tonë për eksport. Fermerët paralajmërojnë se, nëse çmimi nuk rritet, vazhdimësia e kultivimit të kësaj kulture mbetet në pikëpyetje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026