U takua me McAllister, Shehaj zbulon shqetësimet që i ngriti zyrtarit të PE

18 Shkurt 2026 | 21:36

Kreu i Partisë “Mundësia” i ftuar këtë të mërkurë në emisionin ”Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga takimi me kryetarin e Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister.

Shehaj theksoi se diskutuan lidhur me luftën kundër korrupsionit. Ai shtoi se gjatë takimit vuri theksin tek pengesa që sipas tij po bën kryeministri Edi Rama për luftimin e korrupsionit. Sipas tij Rama do të frenojë drejtësinë pasi tashmë është larguar nga çështjet me opozitën dhe po heton njerëzit e tij të afërm.

“Është e qartë që në Shqipëri po kërkohet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë dhe të gjithë ata që duhet të dalin para drejtësisë, duhet të dalin para drejtësisë. Nuk jam unë që vendos, janë të korruptuar, s’janë të korruptuar, duhet të shkojnë në burg apo duhet të shkojnë në arrest shtëpie apo ku e di unë.

E rëndësishme është që ata që mendonin se ishin të paprekshëm duhet të pranojnë të dalin para drejtësisë. Nuk mund të mbrohen duke thënë ne kemi marrë mandidate, jo vetëm procedura, nuk mund të përdorim pushtetin politik për t’u mbrojtur nga drejtësia.

Kjo është ajo që duhet që po ndodh në Shqipëri dhe duhet qartësisht të konsolidohet. Është diçka që duhet mbështetur. Kjo është arsyeja pse ne vazhdimisht kemi folur në mbështetje, jo vetëm mbështetje të drejtësisë sepse ne nuk mendojmë që drejtësia është perfekte. Nuk mendojmë që prokurorët janë të gjithë të pa parë dhe të kulluar.

Ne themi, ne mbështesim luftën kundër korrupsionit. Ne mbështesim drejtësinë që do të thotë që në Shqipëri nuk mund të ketë më njeri që janë mbi ligjin dhe mund të bëjnë çfarë të duan dhe nuk japin llogari”, u shpreh Shehaj ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026