Replika në Kuvend, Bardhi: Po bëni ligj për të mbrojtur veten! Balla: Mbyllini gojën zhurmuesit

19 Shkurt 2026 | 10:40

Kreu u Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi që të mbledhë Këshillin e Mandateve për të shqyrtuar çështjen e Belinda Ballukut.

Bardhi gjithashtu u shpreh se janë antikushtetues ndryshimet në kodin e procedurës penale. Sipas tij më këto ndryshime po kërkojnë të mbrojnë veten.

 “Nuk duhet të bëhemi hipokritë kur ky Kuvend ka dështuar të përmbushë funksionin kushtetues në interes të qytetarëve. Deri në atë moment, ky Kuvend nuk mund të funksionojë normalisht, as sikur kjo çështje nuk është këtu.

Jemi i vetmi vend në botë që miratoni ligj për të mbrojtur veten. Kreu i Komisionit të Jashtëm të PE e quajti test kritik për luftën kundër korrupsionit. Ose do ta luftojmë korrupsionin, ose do ta ktheni në bunker për të mbrojtur korrupsionin. Lejoni që ky Kuvend të përmbushë në kohë misionin kushtetues”, tha Bardhi.

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-, Taulant Balla e cilësoi Bardhin, zhurmues në sallë. Sipas tij është e papranueshme përpjekja e një pushteti për te pezulluar një pushtet tjetër. Sa i përket ndryshimeve në kodin e procedurës penale, Balla i tha Bardhit të shpreh mendimin e tij me votë.

“Kush je ti qe thua është projektligji antikushtetues? Ti shprehu me vote zotëri. Ne do ta vazhdojmë nismën tone. Është e papranueshme përpjekja e një pushteti për te pezulluar një pushtet tjetër. Kemi thënë qartë që si Presidenti si ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të pezullohen. Është kjo mazhorancë që ka vijuar dhe ka të njëjtin qëndrim për çështjet që lidhen me drejtësinë.

Për t’ju dhënë një shembull të diferencës së madhe, imagjinoni sikur ngjarja e ndodhur ndaj familjarëve të një deputeteve të PD t’i kishte ndodhur një anëtari të kësaj salle këtu. Do të kishit bllokuar foltoren e do kishit kërkuar burg! Me atë gjuhën e turpit që nuk ka lidhje me politikën”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar këtë të hënë ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia,...
19:38 | 27/07/2026