Arrestimi i vëllait të deputetes së PD, reagon Balla: E keni narkosin brenda

19 Shkurt 2026 | 10:57

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së, gjatë fjalës së tij në Kuvend përmendi rastin e vëllait të deputetes Elda Hoti, i cili së fundmi është arrestuar në Romë me akuzën për trafik droge. Balla shtoi se, ndryshe nga mënyra se si do të vepronte PD-ja në një situatë të ngjashme ndaj një deputeti të PS-së, partia e tij nuk ka ndërmend të bëjë asnjë koment.

“Imagjinoni sikur ngjarja e ndodhur ndaj familjarëve të një deputeteje të PD t’i kishte ndodhur njërit prej PS. Ju do të kishit ardhur këtu, do të kishit bllokuar foltoren, do të bërtisnit ‘në burg, arrestojeni’! Është grup i strukturuar kriminal se vëllai dhe motra. Ç’punë ka motra me çfarë bën vëllai, në kuptimin e ligjit? Nuk keni për të dëgjuar asnjë deklaratë nga ne kështu. Se na doli narkosi, vëllai i Elda Hotit. Nuk do të bëjmë ne asnjë deklaratë, as për rastin në fjalë, meqë narkosin paskeni brenda shtëpisë tuaj”, tha Taulant Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026