Nis mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, fotoja familjare

19 Shkurt 2026 | 15:14

Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes nisi zyrtarisht në ambientet e Institutit Amerikan të  Paqes “Donald J. Trump”, në Washington D.C. me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve, qeverive dhe përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë. Pas fotos familjare me pjesëmarrësit, Seanca u çel me fjalën mirëseardhëse të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në tryezën e rrumbullakët do të ketë prezantime dhe përditësime nga figura të rëndësishme ndërkombëtare pjesëmarrëse në takim mbi natyrën historike të kësaj nisme, përpjekjet për lirimin e pengjeve dhe koordinimin e ndërmjetësve, adresimin e nevojave humanitare dhe të sigurisë në Gaza, procesin e demilitarizimit, rindërtimin përmes një plani të përgjithshëm zhvillimi, forcimin e kapaciteteve institucionale, si edhe krijimin e mekanizmave financiarë transparentë, përfshirë Fondin Sovran të Pasurisë.

Axhenda përfshin gjithashtu prezantime mbi teknologjinë dhe zinxhirët e furnizimit, si dhe mbi rezultatet e matshme që synohen në terren, duke vendosur themelet e veprimit konkret të Bordit në fazën e tij të parë operacionale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026