Shqipëria përmirëson qëndrueshmërinë fiskale, borxhi publik bie me ritme të qëndrueshme
Borxhi publik i Shqipërisë ka shënuar një ulje të konsiderueshme gjatë dekadës së fundit, duke reflektuar përmirësim të qëndrueshmërisë fiskale dhe menaxhim më efikas të financave publike.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, raporti borxh/Prodhim i Brendshëm Bruto ka rënë nga 70% në vitin 2014 në 53% në vitin 2025. Kjo ulje tregon se ekonomia po rritet me ritme më të shpejta se borxhi, ndërsa kostot e financimit kanë pësuar rënie.
Financimi me norma më të ulëta interesi ka kontribuar në optimizimin e shpenzimeve për shërbimin e borxhit, ndërsa struktura e portofolit paraqitet më e balancuar. Borxhi i brendshëm përbën 59,4% të totalit, ndërsa ai i jashtëm 40,6%. Pesha e borxhit në valutë të huaj ka rënë në rreth 40%, nga 42% më parë, duke reduktuar ekspozimin ndaj rrezikut valutor.
Një tregues tjetër i rëndësishëm është zgjatja e maturimit mesatar të borxhit të brendshëm, i cili ka arritur në 2,8 vite në vitin 2025, nga 1,7 vite në 2014 dhe 2,6 vite në 2024. Rritja e jetëgjatësisë mesatare përmirëson profilin e rrezikut të rifinancimit dhe forcon qëndrueshmërinë e financave publike.
Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)