Automjeti përplaset me motorin, 2 të plagosur në Berat

20 Shkurt 2026 | 13:54

Një aksident me pasojë 2 të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të Spitalit Rajonal Berat, në vendin e quajtur “Te rrapi”.

Një automjet tip Volswagen Caddy është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, që ka qenë e fortë, janë plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit rajonal Berat ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarja kanë shkuar efektivë të policisë, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit për të konkluduar në shkaqet e tij.

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin të jetë bërë motori, që ka hyrë nga rrugica e lagjes në rrugë kryesore, duke i prerë rrugën makinës. Si pasojë e aksidentit ka pasur për disa minuta edhe bllokim të qarkullimit në këtë aks.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026