Raportimi i Euronews Albania për urën e Gjinikasit, reagon Ministria e Mbrojtjes: Nisin matjet për investim shtesë
Pas raportimit nga Euronews Albania për gjendjen e rënduar të urës së Gjinikasit në zonën e Moglicës, në Bashkinë e Maliqit, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes kanë shkuar në terren për të verifikuar situatën dhe për të marrë masat e nevojshme për ndërhyrje.
Burime zyrtare bëjnë me dije se specialistë dhe përfaqësues teknikë kanë kryer matjet paraprake në vend, si pjesë e procedurave për realizimin e një investimi shtesë që do të financohet nga Ministria e Mbrojtjes, me qëllim rikthimin e sigurisë dhe funksionalitetit të plotë të urës.
Ura e Gjinikasit, e cila lidh fshatin me rrugën kryesore, është dëmtuar rëndë dhe prej kohësh nuk lejon kalimin e automjeteve. Në mungesë të një zgjidhjeje përfundimtare, banorët janë detyruar të improvizojnë kalimin përmes trarëve të drurit dhe elementëve metalikë, duke rrezikuar jetën çdo ditë.
Raportimi mediatik nxori në pah vështirësitë e mëdha me të cilat përballen dhjetëra banorë të zonës, të cilët detyrohen të ecin për distanca të gjata për të arritur në banesat e tyre.
Ndërhyrja e Ministrisë së Mbrojtjes pritet të përshpejtojë procesin për rehabilitimin e urës, duke i dhënë zgjidhje një problematike të kahershme për komunitetin e Moglicës.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec