KE pret njoftimin zyrtar nga Kosova për lirimin e fondeve nga Plani i Rritjes
Komisioni Evropian po pret që Kosova ta njoftojë zyrtarisht për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare, në mënyrë që të nisë pagesën e para-financimit nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Sipas Radio Evropa e Lirë , një zëdhënës i KE-së i tha se Kosova ka kërkuar lirimin e deri në 7% të shumës totale të para-financimit nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor. Pas ratifikimit të marrëveshjeve që lidhen me reformat nga Kuvendi i Kosovës, vendi kualifikohet për të përfituar fondet fillestare.
“Sapo ligjet të shpallen zyrtarisht dhe kjo t’i komunikohet Komisionit, dhe me kusht që të përmbushen kushtet e përgjithshme – stabiliteti makroekonomik, menaxhimi i financave publike, transparenca dhe mbikëqyrja e buxhetit – si dhe parakushtet që përfshijnë respektimin e mekanizmave demokratikë dhe angazhimin konstruktiv në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, mund të bëhet lëshimi i fondeve”, thuhet në deklaratë.
Sipas rregullores së Instrumentit, kushtet e përgjithshme dhe parakushtet vlerësohen para çdo pagese, çka nënkupton se fondet e para-financimit do të shpërndahen vetëm pasi të konfirmohet përmbushja e kritereve. Ky rregull zbatohet për të gjitha shtetet përfituese të Planit të Rritjes.
Më 13 shkurt, legjislatura e re e Kuvendit ratifikoi marrëveshjet ndërkombëtare me Bashkimin Evropian, të cilat kapin vlerën prej 882 milionë eurosh.
Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024–2027 arrin në 6 miliardë euro. Nga kjo shumë, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro – 253 milionë euro si grante dhe 629 milionë euro në formë kredie – duke e bërë vendin përfituesin më të madh për kokë banori në rajon.
Po ashtu janë ratifikuar edhe dy marrëveshje shtesë, njëra që mundëson zbatimin e paketës së Planit të Rritjes dhe Planin e Reformave, si dhe tjetra që lidhet me marrëveshjen e kredisë.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta