Balla reagon për protestën e 20 shkurtit: Grupi kriminal gati për molotov

20 Shkurt 2026 | 20:01

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi protestën e opozitës së 20 shkurtit para Kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan:

“Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe grupi kriminal që mbulohet me çadra (edhe pse nuk bie shi) gati për molotovët e një plaku të rrjedhur.”

Edhe në këtë protestë situata ishte e tensionuar ku ku disa protestues hodhën fishekzjarre dhe molotov drejt kryeministrisë ndërsa policia ndërhyri me autobotet me ujë për të shpërndarë turmën.

Balla ka reaguar përsëri ku shkruan:

“Vetëm një i mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht si bufi i shqupit mund të godasë flamurin kombëtar, flamurin e BE, policinë e shtetit dhe institucionet e vendit. Turpi nuk është i këtij matufi, por i atyre pak që kanë mbetur dhe i shkojnë mbrapa”, shkruan Balla.

“Pse duhet të paguajë Tirana kostot e një plaku të çmendur?!”, shkruan ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi: Kjo është lufta për të mbrojtur Shqipërinë që duam t’u lëmë fëmijëve

Në ditën e 12-të të protestës, një nga protestuesit u shpreh se tubimi fillimisht nisi si “revolucioni i flamingove”, por sipas tij, tashmë ka marrë...
19:45 | 11/06/2026

Protestuesi para Kryeministrisë: Duam një sistem të ri

Para Kryeministrisë kanë nisur fjalimet e protestuesve, ku një prej tyre tha se kërkesat e tyre lidhen me ndryshime më të thella politike dhe përfaqësim...
19:17 | 11/06/2026

Aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Megjithëse në një numër më të vogël se në ditët e mëparshme, edhe këtë të enjte, në ditën e 12-të të protestës, aktivistë dhe qytetarë,...
18:49 | 11/06/2026