Berisha tha se do sulmojë selitë e PS-së, reagon Taulant Balla
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili foli për një kundërpërgjigje ndaj selive të PS-së, pas sulmit sipas tij që iu bë selisë së demokratëve.
Në një reagim në rrjetet sociale, ku publikoi pjesë nga deklarata e Berishës, Balla iu drejtua mbështetësve të PD-së me një apel të drejtpërdrejtë.
Ai u bëri thirrje atyre të mos ndjekin udhëzimet e një lideri që, sipas tij, për interesa personale ka nxitur përçarje dhe konflikt gjatë gjithë karrierës së tij politike.
“Reagimi im ndaj Sali Berishës, i cili paska kërcënuar me sulme selitë e PS nëpër qytete: “Do iu asgjësojmë”
SB? “U kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit”.
Thirrja publike për kryerjen e veprave penale, thirrja për dhunë, nxitja e urrejtjes dhe e përçarjes, goditjet që shkojnë deri në tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë së shtetit, goditjet për shkak të detyrës, përfshirja e të miturve në krim janë vepra penale të dukshme. I takon organeve kompetente t’i vlerësojnë.
Kam një thirrje vllazërore miqve të Partisë Demokratike në bazë, mos e merrni veten në qafë nga urdhërat e një plaku matuf, i cili për prapanicën e tij ka mbjellë vëllavrasje gjithë jetën e tij politike. Tropoja për shembull e ka vuajtur dhe vazhdon ti vuajë thirrjet dhe porositë e tij.
Kaq për sot! Ditë të mbarë dhe faleminderit për vëmendjen mbi këtë çështje”, shkruan Balla.
DASH i përgjigjet Euronews Albania për “non grata-n” e Berishës
Aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Hoxha: Synojmë të mbyllim të gjithë kapitujt e negociatave me BE-në brenda vitit të ardhshëm
- 19:17 Protestuesi para Kryeministrisë: Duam një sistem të ri
- 19:05 DASH i përgjigjet Euronews Albania për “non grata-n” e Berishës
- 18:59 Turisti amerikan humbet në Përmet, gjendet pas 10 orë kërkimesh
- 18:54 Kryetari i Parlamentit të Iranit paralajmëron për përshkallëzim të madh në mesazhin drejtuar Trumpit
- 18:49 Aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 18:41 Hoxha: Synojmë të mbyllim të gjithë kapitujt e negociatave me BE-në brenda vitit të ardhshëm