Sulmet izraelite në Liban vrasin 10 persona, përfshirë një zyrtar të lartë të Hezbollahut
Të paktën 10 persona u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Lugina Bekaa, në lindje të Liban, bëjnë të ditur dy burime sigurie për Reuters. Ushtria izraelite deklaroi se kishte shënjestruar pozicionet e Hezbollah në zonën e Baalbek.
Sulmet e së premtes konsiderohen ndër më vdekjeprurëset e javëve të fundit në Libanin lindor dhe rrezikojnë të vënë në provë armëpushimin e brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mes Izrael dhe Hezbollahut, i cili është tensionuar nga akuza të ndërsjella për shkelje.
Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se goditi qendrat e komandës së Hezbollahut në zonën Baalbek, pjesë e Luginës Bekaa. Një ditë më pas, në një njoftim të veçantë, theksoi se kishte “eliminuar disa terroristë të grupit të raketave të Hezbollahut në tre qendra të ndryshme komanduese”, të cilët sipas saj po përshpejtonin përgatitjet dhe planifikonin sulme me zjarr drejt Izraelit.
Nga ana tjetër, Hezbollahu njoftoi se tetë luftëtarë të tij, përfshirë një komandant, Hussein Mohammad Yaghi, u vranë në sulmet e së premtes në zonën Bekaa. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa pritet të shihet nëse përshkallëzimi do të ndikojë në qëndrueshmërinë e armëpushimit ekzistues.
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq