VIDEO/ Radhë kilometrike automjetesh, bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Gramsh

21 Shkurt 2026 | 19:13

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, bllokim që ka ardhur si pasojë e mjeteve me tonazh të rëndë në këtë rrugë të papërshtatshme për mjete të tilla.

Në këto kushte, mjetet e vogla që po vijnë nga kryeqyteti në drejtim të juglindjes dhe anasjelltas kanë mbetur të bllokuara për më shumë se dy orë, në një gjatësi që shkon në më shumë se 6 kilometra radhë.

Krijimi i radhëve të gjata ka ardhur edhe për shkak se, në dalje të fshatit Lozhan, në disa segmente të kësaj rruge, kalimi është me një korsi.

Në rrethana të tilla, shumë mjete që vijnë nga Greqia në drejtim të vendit tonë kanë zgjedhur të kalojnë nga Korça në drejtim të Ersekës, Leskovikut, Përmetit, Tepelenës, Fierit e më tutje deri në kryeqytet, ashtu siç ka të tjerë që po kalojnë nga Qafë Thana në drejtim të Strugës e më pas në Dibër të Madhe për të hyrë në Rrugën e Arbrit dhe për të mbërritur në kryeqytet.

Në drejtim të Lozhanit dhe Moglicës janë nisur forca të shumta të Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, si dhe forca të tjera të Policisë së Rendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026