Rrëshqitja e tokës në Përrenjas-Librazhd, zhvendoset shtylla e tensionit të lartë, pa energji disa fshatra

22 Shkurt 2026 | 12:17

Rrëshqitja masive e tokës në aksin Përrenjas-Librazhd ka bërë që shtylla e tensionit të lartë 110 kV, nr. 15, që lidh HEC Egnatia me nënstacionin e Librazhd të zhvendoset duke krijuar një situatë të rrezikshme.

Nga ana e OSHEE është bërë me dije se për këtë shkak është stakuar linja, çka do të shoqërohet me mungesë të energjisë elektrike për disa fshatra.

“Në kuadër të punimeve për demontimin e shtyllës Nr. 15, në Linjën 110 kV Librazhd – HEC Egnatia, si pasojë e rrëshqitjes së tokës në afërsi të saj, ju njoftojmë se në datën 22 shkurt 2026, duke filluar nga ora 08:00 deri në përfundim të punimeve, si masë sigurie do të stakohen dhe tokëzohen Linja 10kV, e Fidrit F3 Hotolisht në Nënstacionin Librazhd, si dhe linja 35kV Librazhd – Hec Dragostunjë.

Si rrjedhojë, gjatë kësaj periudhe do të mbeten pa energji elektrike këto zona në rrethin e Elbasanit: Fshatrat: Babje, Buzgar, Drapata Hotolisht, Dragostunjë, Ferrë, Frarë Hotolisht, Gurekuqe, Heci / Xhyrë dhe Hec Dragostunjë”, sqarohet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026