Parlamenti shkarkon presidentin, Meta: Shfaqje për të hequr vëmendjen nga hetimi i krimeve zgjedhore
Kuvendi ka votuar këtë të mërkurë me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra e tij. Në një konferencë prë shtyp, vetë Ilir Meta e cilësoi vendimin për shkarkimin e tij si një shfaqje e bërë “për të tërhequr vëmendjen nga krimet zgjedhore”.
“Meqenëse ka pasur kërkesa nga ana juaj për disa vlerësime dhe intervista lidhur me shfaqjen më të fundit të Parlamentit monist. Ju e dini që jemi përpjekur të qëndrojmë larg asaj shfaqjeje sepse ka qenë një shfaqje e qartë për të hequr vëmendjen nga hetimi i krimeve zgjedhore dhe zbardhja e tyre dhe për të spostuar vëmendjen te fajtorë që nuk ekzistojnë”, tha Ilir Meta.
Presidenti tha se nuk kishte mundësi t’i takonte autorët që e shkarkuan, për shkak se kishte takime të rëndësishme që ishin planifikuara që më përpara.
“Po theksoj gatishmërinë time, edhe pse Parlamenti ka qenë i shkarkuar me 25 prill për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqjeje brenda afatit ligjor, që ishte data 10 maj dhe për të cilën i lajmërova shumë ditë përpara dhe e refuzuan, sepse ata e kishin me diktat se që presidenti duhet të linte takimin e planifikuar prej 10 ditësh sipas protokollit të shtetit me ministren e jashtme të Austrisë apo takimin me presidentin e Sllovenisë për t’iu nënshtruar tekave të Parlamentit”, tha Ilir Meta.
Në lidhje me akuzën për përfshirjen e tij në fushatën zgjedhore, Ilir Meta tha se ai si president ka bërë çdo përpjekje për të parandaluar atë që e quajti degradim të standardit të zgjedhjeve.
“Do ishte mirë të kishim pasur zgjedhje model, por e dimë shumë mirë që presidenti ka bërë çdo përpjekje për të parandaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve dhe është për të ardhur keq që numri i denoncimeve të krimeve zgjedhore para dhe gjatë procesit ët zgjedhjeve është shumë herë më i lartë se sa në vitin 2017”, tha z. Meta.
“Kjo ka ndodhur për shkak të mos-hetimit të dosjeve të Dibrës dhe Shijakut si edhe sfidës që është bërë publikisht për të përsëritur tërmetin e Dibrës edhe në Vlorë, edhe në të gjithë Shqipërinë”, shtoi ai.
Presidenti Meta deklasoi se nuk e shqetëson akti i Parlamentit që votoi për shkarkimin e tij nga detyra si president.
Ai e quajti Parlamentin “Parlament të shkarkuar me 25 prill” dhe tha se është i hapur për të bashkëpunuar me Parlamentin e ri që pritet të përcaktohet në shtator, si me mazhorancën ashtu edhe me opozitën e re.
Unë pres me shumë qetësi edhe durim përfundimin e gjithë procesit të ankimimeve dhe të bashkëpunoj me shumicën e re, kushdo të jetë dhe me opozitën e re në Parlamentin e ri, gjithmonë në respekt të Kushtetutës, të procesit të Integrimit Evropian dhe të rivendosjes së sistemit të llogaridhënies në të gjitha nivelet.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta