Gruaja plagos burrin, u keqkuptua kur ai po shante gjyqtarin e VAR për penalltinë e Napolit

23 Shkurt 2026 | 13:15

Një incident i rëndë është regjistruar në Napoli, ku një 40-vjeçar është plagosur me mjet prerës nga bashkëshortja e tij pas një keqkuptimi gjatë ndjekjes së ndeshjes mes Atalantës dhe Napolit.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në zonën e Capodimonte. Sipas raportimeve, gjithçka nisi kur sistemi VAR anuloi një penallti në favor të Napolit, duke shkaktuar reagimin e ashpër të tifozit napolitan. Ai ka shpërthyer me ofendime në drejtim të gjyqtarëve dhe vendimit të marrë, por bashkëshortja 35-vjeçare dyshohet se i ka interpretuar fjalët si të drejtuara ndaj saj.

Debati verbal ka degjeneruar shpejt në dhunë fizike. Gruaja fillimisht ka hedhur sende të mprehta në drejtim të bashkëshortit dhe më pas ka marrë një thikë nga kuzhina, duke e plagosur në pjesën e brinjëve. Edhe pasi ai ka tentuar të kërkojë ndihmë, ajo ka vijuar sulmin, duke hedhur mjete të tjera prerëse, njëra prej të cilave ka mbetur e ngulur në murin e dhomës së ndenjjes.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë shmangu pasoja më të rënda. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur në çantën e gruas edhe tre thika të tjera.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Ospedale del Mare, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse ka marrë disa plagë. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita në Paris, Rama: Shqipëria, partnere strategjike e Francës në Ballkan

Pasi vizitoi Parisin, kryeministri i Edi Rama deklaroi se projekti për “Rilindjen e Liceut Francez të Korçës” tashmë është vendosur në tryezën e Presidentit francez...
20:06 | 23/06/2026

Pas 220 vitesh, Greqia zbulon fasadën e jashtme të Panteonit

Për herë të parë në më shumë se dy shekuj, fasada perëndimore e monumentit ikonik Panteon mund të admirohet në formën e saj më të...
19:07 | 23/06/2026

Tragjedi në Itali, polici vdes gjatë ndjekjes me motor të automjetit me shqiptarë

Dy shqiptarë janë ndaluar në kuadër të hetimeve për një ngjarje tragjike që ka tronditur Italinë, ku një oficer i Policisë Vendore të Milanos humbi...
18:36 | 23/06/2026