Pas 220 vitesh, Greqia zbulon fasadën e jashtme të Panteonit
Për herë të parë në më shumë se dy shekuj, fasada perëndimore e monumentit ikonik Panteon mund të admirohet në formën e saj më të plotë, pasi janë hequr përfundimisht skelat e jashtme që mbulonin strukturën gjatë punimeve restauruese.
Autoritetet greke e kanë cilësuar këtë si një moment historik për monumentin dhe trashëgiminë kulturore botërore. Projekti u përqendrua në restaurimin e frontonit perëndimor të Pantenonit, një nga ndërhyrjet më komplekse të realizuara ndonjëherë.
Sipas Ministrisë së Kulturës së Greqisë, puna kërkoi zgjidhje teknike të avancuara dhe saktësi të lartë, duke përfshirë restaurimin e fragmenteve origjinale të mermerit dhe integrimin e elementeve të reja për të rikthyer gjeometrinë fillestare të monumentit.
Ministrja e Kulturës, Lina Mendoni, deklaroi se frontoni perëndimor po paraqitet tani në formën e tij më të plotë në rreth 220 vjet.
“Pamja është vërtet mahnitëse. Frontoni, të cilin breza të tërë grekësh dhe vizitorësh nga e gjithë bota ishin mësuar ta shihnin të papërfunduar, po rifiton unitetin e tij arkitektonik,” u shpreh ajo.
Mendoni theksoi se vendosja e dy ortostateve të reja nuk shërben vetëm për të mbushur boshllëqet e krijuara ndër shekuj, por edhe për të nxjerrë në pah përmasat dhe përsosmërinë gjeometrike të fasadës perëndimore të monumentit.
Përfundimi i restaurimit konsiderohet një moment me rëndësi të veçantë jo vetëm për Greqinë, por edhe për kulturën botërore, duke rikthyer një pjesë të rëndësishme të simbolit më të njohur të qytetërimit perëndimor.
Punimet u realizuan në kuadër të një programi të financuar nga Recovery and Resilience Fund.
Tragjedi në Itali, polici vdes gjatë ndjekjes me motor të automjetit me shqiptarë
Publikohet audio e pretenduar e Trump me gazetarin italian, tregon kërkesën e Melonit për foto
40 të vdekur nga të nxehtit brenda pesë ditësh në Francë
- 19:25 Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 19:17 Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham
- 19:16 Organizata Detare: Nis evakuimi i mbi 11 mijë detarëve të bllokuar në Gjirin Persik
- 19:15 Mungesa e rojave bregdetare vë në pikëpyetje sigurinë në plazhet e Durrësit
- 19:13 Sot dita e 24-të e protestave në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:11 Rubio: Asnjë vend nuk mund të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit