PS mbledh nesër Kongresin, në stadiumin ‘Air Albania’ do shpaloset programi ‘Shqipëria 2030’
Pasditen e së shtunës, socialistët do të zhvillojnë kongresin e jashtëzakonshëm, që përkon edhe me 30 vjetorin e themelimit të kësaj force politike.
Përpara mbajtjes së këtij eventi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla zbardh disa nga detajet, ku pjesa e parë do të t’i dedikohet rrugëtimit të PS në këto 30 vite.
“Risjellin të gjitha kontributet e vyera të të gjithë atyre progresistëve që kanë kontribuar në partinë socialiste. Do të ketë përshëndetje, do të ketë mesazhe”, u shpreh Balla.
Kongresi do të nisë punimet në orën 17:30 dhe do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, ndërsa pjesa më e rëndësishme do të jetë ajo e prezantuar nga kryeministri Rama për objektivin mandatit të tretë.
“Është prezantimi i vizionit tonë ‘Shqipëria 2030’ dhe brenda këtij vizioni do të jetë edhe pjesa që lidhet me një prezantim do ta quaja shumë të përmbledhur të objektivave, apo të programit tonë për mandatin e ri qeverisës që do të jetë dhe boshti i programit qeverisës që qeveria Rama 3 do të prezantojë në kuvendin e Shqipërisë në shtator”, deklaroi Balla.
Pjesë e kongresit do të jetë edhe analiza e strukturave të partisë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
“Analizës dhe të riorganizimit të plotë të strukturës së partisë socialiste në të gjithë territorin, në të gjitha nivelet, nga niveli bazë deri në atë qendrore”, përfundoi z. Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Asambleja e PS-së, Bushati pohon se do të nisë një analizë e thellë në çdo strukturë të partisë
Asambleja e PS mblidhet më 2 qershor për të thirrur Kongresin e Jashtëzakonshëm
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta