Vrasja e “El Mencho”, Trump thirrje Meksikës: Përshkallëzoni operacionet kundër karteleve të drogës

23 Shkurt 2026 | 16:25

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” i dërgoi një mesazh Meksikës se duhet të përshkallëzojë operacionet kundër karteleve të drogës pas operacionit ku u bë kapja dhe vrasja e kreut të Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s (CJNG).

Pas operacionit ndaj organizatës kriminale më të fuqishme dhe më të frikshme në vend, nisën një valë sulmesh në 20 shtete në hakmarrje për vdekjen e udhëheqësit të tyre.

Anëtarët e kartelit i vunë flakën bizneseve dhe ngritën postblloqe zjarrvënëse në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e udhëheqësit të tyre, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”.

Ai vdiq në paraburgim të dielën menjëherë pas arrestimit të tij nga forcat speciale meksikane. El Mencho, njeriu më i kërkuar i Meksikës, u plagos rëndë në një shkëmbim zjarri midis truprojave të tij dhe komandove ushtarake të vendosura për ta kapur atë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026