Vendimi i Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit, reagon Balla

23 Shkurt 2026 | 16:35

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar lidhur me vendimin Gjykatës Kushtetuese për shpallur të pavlefshëm vendimin e Kuvendit për ndryshimin e strukturës së komisioneve parlamentare.

Ai thekson se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta vazhdojë punën e tij me ndarjen aktuale të Komisioneve të cilat sipas tij do duhet të rimiratohen bashkë me ndryshime të tjera.

“Nuk gjej dot asnjë lidhje mes të drejtës së Kuvendit për organizimin e punës së vet në komisione të përhershme dhe vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Pres me shumë kuriozitet vendimin e plotë për të kuptuar edhe atë çështjen e “të drejtës së shprehjes”, kur është fakt se deputetët kanë votuar dhe e kanë shprehur vullnetin qartazi me votë.

Megjithatë mendoj se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta vazhdojë punën e tij me ndarjen aktuale të Komisioneve, të cilat do duhet të rimiratohen bashkë me ndryshime të tjera që siç njoftova në fillim të sesionit do t’i depozitojmë në ditët në vijim”, shkruan Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi: Kjo është lufta për të mbrojtur Shqipërinë që duam t’u lëmë fëmijëve

Në ditën e 12-të të protestës, një nga protestuesit u shpreh se tubimi fillimisht nisi si “revolucioni i flamingove”, por sipas tij, tashmë ka marrë...
19:45 | 11/06/2026

Protestuesi para Kryeministrisë: Duam një sistem të ri

Para Kryeministrisë kanë nisur fjalimet e protestuesve, ku një prej tyre tha se kërkesat e tyre lidhen me ndryshime më të thella politike dhe përfaqësim...
19:17 | 11/06/2026

Turisti amerikan humbet në Përmet, gjendet pas 10 orë kërkimesh

Një turist amerikan ka humbur në zonën malore të Përmetit ndërsa janë dashur 10 orë kërkime për lokalizimin dhe gjetjen e tij. Turisti ndërsa ishte...
18:59 | 11/06/2026