Nis zyrtarisht rivlerësimi i pronave, tatimi 5 % deri në 2026

23 Shkurt 2026 | 17:55

Ka nisur këtë të hënë zbatimi i udhëzimit të ri për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare. Dokumenti i Ministrisë së Financave i hap rrugë procesit që do të shtrihet në të gjithë vendin deri në dhjetor 2026.

Fushata parashikon një normë tatimore 5% për rivlerësimin e pronave, ndërkohë që aktualisht, në rast shitjeje, aplikohet një tatim prej 15%. Kjo është përqindja më e lartë e vendosur ndonjëherë në kuadër të këtij procesi dhe do të zbatohet njësoj si për individët, ashtu edhe për bizneset. Tatimi do të llogaritet mbi diferencën mes vlerës së regjistruar në kadastër dhe çmimit të tregut.

Për herë të parë, në këtë proces do të merret në konsideratë edhe amortizimi i pronës. Vjetërsia e objektit do të ndikojë në nivelin e tatimit, duke bërë që pronat më të vjetra të kenë një barrë më të ulët pas rivlerësimit.

Po ashtu, gjatë këtij viti pritet të hyjnë në fuqi çmime të reja reference për pasuritë e paluajtshme në të gjithë vendin, me përjashtim të Tiranës, çka do të sjellë rritje të vlerave të pronave.

Rivlerësimi i fundit u zhvillua në periudhën 2020–2022 me një normë tatimore 3%, ku rreth 94 mijë pasuri të paluajtshme iu afruan çmimeve të tregut. Nga ajo fushatë, buxheti i shtetit përfitoi 138.6 milionë euro, i ndikuar nga niveli i tatimit dhe rritja e çmimeve në treg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025

Ndonëse ekonomia u rrit me 3.9% në vitin 2025, sipas të dhënave paraprake të INSTAT, rreth 72% të kontributit në këtë rritje e kanë sjellë...
15:43 | 24/06/2026

Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat 

Fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë ton produkte bujqësore gjatë vitit 2025. Sipas INSTAT, perimet udhëhoqën prodhimin, me 1.4 milionë tonë, me rritje vjetore...
15:37 | 24/06/2026

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë

Numri i të punësuarve arriti në 1.17 milionë persona në vitin 2025. Krahasuar me vitin parardhës, numri i tyre ka pësuar një rënie të lehtë...
19:51 | 23/06/2026