Gjykata amerikane konfirmon dënimin ndaj Agim Cermës me 20 vite burg për trafik kokaine! Refuzohet apelimi
Gjykata e Apelit në Shtetet e Bashkuara ka vendosur të mbajë në fuqi dënimin ndaj Agim Cermës, duke theksuar se pranimi i fajësisë nga ana e tij ishte i ligjshëm dhe i pa kontestueshëm. Sipas vendimit të publikuar më 19 shkurt 2026, ai nuk ka të drejtë të ankimojë vendimin për shkak të marrëveshjes që kishte nënshkruar me prokurorinë.
Vendimi vjen pas një apelimi nga Cerma kundër gjykatës federale të Distriktit të Giorgias, ku ishte dënuar me 20 vjet burg për përfshirje në një komplot për të futur ilegalisht një avion në SHBA me qëllim shpërndarjen e mbi 5 kilogramëve kokainë.
Në argumentet e tij, Cerma pretendonte se deklarimi i fajësisë nuk ishte bërë me vullnet të plotë dhe se nuk kishte marrë përkthyes për gjuhën shqipe, arsye e cila kishte penguar të kuptonte plotësisht akuzat. Ai kundërshtoi gjithashtu rritjen me katër nivele të dënimit për rolin e tij si organizator i operacionit kriminal.
Gjykata e Apelit nuk pranoi këto pretendime. Në vendim theksohet se i pandehuri kishte deklaruar vetë njohjen e gjuhës spanjolle dhe kishte pranuar të përdorte përkthyes në këtë gjuhë gjatë seancave. Dokumentet tregojnë gjithashtu se Cerma kishte jetuar për vite në Kolumbi dhe kishte komunikuar në spanjisht edhe gjatë përgjimeve të çështjes.
Gjykata vuri në dukje gjithashtu se Cerma kishte nënshkruar çdo faqe të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, kishte konfirmuar kuptimin e saj, edhe gjithashtu ishte takuar të paktën shtatë herë me avokatin ku kishte deklaruar se pranonte fajin me vullnet të lirë.
Apeli e rrëzoi atë, duke theksuar se Cerma kishte pranuar klauzolën që i hiqte të drejtën e apelimit, përveç disa rasteve shumë të kufizuara që nuk zbatoheshin në këtë rast.
Në përfundim, gjykata konfirmoi dënimin penal dhe hodhi poshtë kërkesën për rishikimin e tij.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë