Hiking, çiklizëm dhe eksplorime në natyrë, rikthehen dy atraksione turistike në Durrës pas tërmetit

24 Shkurt 2026 | 19:56

Qytetit të Durrësit i rikthehen dy atraksione të rëndësishme turistike, Muzeu Arkeologjik dhe Shtëpia Muze Etnografike “Aleksandër Mosiu”, të cilat u dëmtuan rëndë nga tërmeti i vitit 2019. Të dyja godinat i’u nënshtruan një procesi të gjatë rikonstruksioni dhe tashmë janë gati për vizitorët.

Këto dy muze do të ofrojnë një eksperiencë autentike për të njohur historinë e lashtë, traditën dhe jetën hershme, duke e bërë Durrësin edhe më tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.

“Këtë sezon turistik veror kemi një risi shumë të rëndësishme sepse kemi dhe hapjen e Muzeut Arkeologjik, pas rikonstruksionit, këtë vit do të kemi muzeun për të gjithë turistët vendas dhe të huaj, sepse është një nga atraksionet që kanë interes nga të gjitha grupmoshat nëse do i referohemi tipologjive të ndryshme të turistëve. Gjithashtu presim së shpejti të hapet dhe Muzeu Etnografik”, tha Floreta Kërtusha, specialiste turizmi.

Paralelisht, po punohet për zgjerimin e ofertës turistike përmes shtimit të guidave të specializuara, duke përfshirë aktivitete si hiking, çiklizëm dhe eksplorime në natyrë.

“Në bashkëpunim me agjensi turistike, ne po punojmë për diversifikimin e guidave turistike. Kemi organizuar dhe një hiking për promovimin e shtigjeve natyrore, qofshin këto për ecje, çiklizëm apo makina që ndjekin itinerarin ‘off roads’”’, shtoi specialistja Kërtusha.

Një tjetër hap i rëndësishëm është prezantimi i Durrësit në arenën ndërkombëtare, në panairin prestigjioz që do të mbahet në muajin mars në Berlin.

“Ky panair do të organizohet në datat 2-5 Mars të këtij viti dhe kështu e rinisim këtë sezon turistik veror me një promovim në arenën ndërkombëtare, ku në stendën dedikuar Bashkisë së Durrësit, aty do të ekzpozojmë të gjithë potencialin turistik duke nisur nga strukturat akomoduese, nga agroturizmi apo kulinaria”, u shpreh Floreta.

Këtë sezon veror Durrësi synon të forcojë pozicionin e tij si një nga destinacionet kryesore turistike në Shqipëri, duke thithur një numër më të lartë turistësh krahasuar me sezonin e kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026